Sindikalistet kane perzgjedhur sheshin e “Ushtarit te Panjohur” per te protestuar kunder krizes ekonomike, varferise dhe papunesise.
Kryetari i Konfederates se Sindikatave te Pavarura ka peruruar ne menyre simbolike nje pllake, ku jane gdhendur shifrat e varferise dhe papunesise, kjo e fundit kap shifren e 34 perqind.
E ndersa ne Shqiperi, per shkak te reminishencave te se kaluares, kjo date shihet si dite feste, aktivistet e levizjes Mjaft kane kembengulur ne domethenien reale te saj: 1 Maji nuk eshte feste. Kjo eshte motoja e tyre qe ne Diten Nderkombetare te Punetoreve i jane bashkuar kesaj proteste.
“Kjo qe ndodh eshte e kunderta qe asaj qe duhet te ndodhe ne nje dite kur shqiptaret as nuk duhet te blejne dhe as te shesin gje. Mos bli asgje, mos shit asgje, protesto!”, thote perfaqesuesi i Mjaft.
Dhjetera te papune dhe pensioniste, kane treguar me ze te larte sesa te veshtire e kane te mbijetojne ne keto kushte.
1 Maji ashtu si dhe cdo vit tjeter eshte kujtuar edhe nga Partia Komuniste. Shume mbeshtetes te saj thone me nostalgji per regjimin e kaluar se dikur ata jetonin me mire se sot.
Top Channel