Vasili: Mbrojtja ndaj virusit eshte e veshtire

30/04/2009 21:45

Specialisti i mjekesise, Petrit Vasili e ka pare me optimizem situaten ne kuader te perhapjes se virusit te derrave. Sipas tij, ky eshte nje proces evolucioni natyror i paevitueshem dhe i pallogaritshem ne kohe.

“Ky proves natyror mnund te gjeje mjedisin e mundshem per te ecur shpejt, por vepron edhe ne varesi te kushteve natyrore ku mund te kete nje ndryshim te formes se tij klasike. Mbrojtja ndaj tij eshte e veshtire. Ky virus ka nje mundesi infektimi te gjere sepse efekti pandemi ende i pavendosur, por si i tille jep te dhena kercenuese”, pohon Vasili.

Sipas tij, ne 8 vitet e fundit, bota eshte kercenuar nga 4 lloje te rrezikshme virusesh, cka do te thote se shume gjera kane ndryshuar. “Kemi edhe nje situate te re per ngjarjet qe kane ndodhur kohe pas kohe. Ne vitet 2001-2009 kemi kater evente boterore shume te rendesishme. Kane ndodhur nje sere faktoresh qe kane bere te kemi intensifikim. Shqiperia nuk eshte ndryshe nga te tjeret por sot ka me shume dije dhe pergatitje se shume kohe me pare”, nenvizon Vasili.

Ai pohon gjithashtu se Organizata Boterore e Shendetesise ka pranuar se bota eshte me e pergatitur se cdo here tjeter per nje ceshtje te tille sepse di te mbrohet me mire edhe pse ka shume gjera te paqarta. Ne vijim, mjeku dhe zyrtari i LSI-se, ka kritikuar qeverine per mosperfshirjen ne nje plan te sakte parandalimi.

“Edhe sherbimet sekrete duhet te jene pjese e kesaj ceshtje, por edhe strukturat e Ministrise se Mbrojtjes. Duhet patjeter qe qeveria te vere ne dispozicion fondet perkatese te vecanta”, nenvizon Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA