
USAID ka publikuar nje vezhgim te fundit mbi nivelin e korrupsionit ne Shqiperi, i cili bazohet ne te dhenat e mbledhura gjate dy muajve te pare te ketij viti.(UPDATE)
“Korrupsioni vazhdon te mbetet nje problem shume serioz. Fatmiresisht pervojat personale te publikur me korrupsionin kane rene, por perceptimet per kete fenomen vazhdojne te jene te larta. Besimi i shqipareve tek institucionet vazhdon te mbetet i ulet, ndersa transparenca e institucioneve eshte nje ceshtje kritike. Publiku ne pergjithesi por edhe vete zyrtaret mendojne se korrupsioni eshte nje dukuri masive. Korrupsioni po u merr shqiptareve energji, kohe dhe para qe mund te ishin shpenzuar me mire ne projekte pozitive. Shqiperia eshte nje anetar i ri i NATO-s dhe po merr hapa te tjere drejt Bashkimit Europian, drejt zhvillimit infrastruktures dhe reformave ne ekonomi. Por eshte e qarte eshte se korrupsioni kercenon te gjitha keto qe jane arritur.”, u shpreh Roberta Mahoney, drejtoreshe e USAID.
Por ndonese, ne teresi perceptimet per korrupsionit jane ne renie, per disa kategori zyrtaresh, qe perfshijne nivelet me te larta te qeverise, sondazhi thote se korrupsioni u eshte rikthyer niveleve me te larta, atyre te disa viteve me pare.
Serisht ne top listen e me te korruptuarve mbeten te njejtat institucione qe e kryesojne ate per vite me radhe.
“Ministrat, doganieret, tatimoret, deputetet jane ne krye te listes qe vleresohen si te korruptuar”, u shpreh Florian Babameto, zevendesdrejtor i IDRA-s.
Per sistemin gjyqesor sondazhi tregon se besimi i publikut eshte permiresuar ndjeshem krahasuar me vitin 2005, por serish rreth 53 per qind e qytetareve thone se kane pak ose aspak besim ne te.
Top Channel