Ujkani: Kaka me pergezoi

30/04/2009 08:25

Saimir Ujkani ka folur per debutimin me fanelen e Palermos ne Serine A, te dielen e kaluar kunder Milanit.

“Jam shume i lumtur qe debutova pikerisht ne kete ndeshje”, deklaroi portieri i Kombetares shqiptare. “Do ta mbaj mend si nje ndeshje mjaft speciale, pasi luajta kunder Milanit ne nje stadium te jashtezakonshem si ‘San Siro’. Gjithsesi, me vjen keq per faktin se rezultati ishte negativ, pasi humbem 3-0. Mund te them se per mua personalisht ishte nje ndeshje e mire. Kur trajneri me lajmeroi te pergatitesha per te zevendesuar Amelian qe u demtua, nuk u mendova shume: hyra ne fushe dhe dhashe maksimumin. Ne fund te ndeshjes m’u afrua Kaka, i cili me pergezoi per paraqitjen, duke me thene se u tregova mjaft i zoti. Çfare do te bej ne te ardhmen? Debutova ne Serine A dhe gjithçka shkoi mire. Kam ende shume per te mesuar, mund te permiresohem. Ndihem mire te Palermo, synoj te qendroj gjate ne kete skuader dhe te stervitem mire”.

20-vjeçari ka folur edhe per marredhenien me portierin titullar, Marko Amelia, i cili eshte pjese e Kombetares italiane.
“Amelia me ndihmon shume,edhe gjate seancave stervitore me udhezon per ato çfare duhet te bej. Ne momentin e zevendesimit me tha te isha i qete, ndersa menjehere pas ndeshjes me pyeti si rrodhen ngjarjet, pasi nuk qendroi ne stol. Ai me keshilloi te vazhdoj ne kete rruge”, shtoi Ujkani.

Paraqitja e “gardianit” te talentuar eshte vleresuar me nota pozitive nga drejtuesit e klubit sicilian dhe specialistet
e futbollit pertej Adriatikut. Ne fund, kuqeziu analizoi ndeshjen me Milanin, duke u shprehur i habitur per penalltine e pare
te akorduar nga gjyqtari Ricoli: “Pjesa e pare ishte shume e keqe. E pame veten ne disavantazh pas nje penalltie te dyshimte
dhe jemi te zhgenjyer. Ndeshja e ardhshme kunder Kaljarit eshte vendimtare per ambiciet tona qe te sigurojme nje vend ne kupat e Evropes”.

Top Channel