
Ambasadori i SHBA ne Tirane, John Withers ka nenshkruar me ministrin e Brendshem Bujar Nishani marreveshjen e dhurimit nga qeveria amerikane nepermjet programit ICITAP, te sistemeve harduer dhe softuer ne funksion te sistemit TIMS.
Ambasadori amerikan u shpreh se, sistemi TIMS ka avancuar ne menyre te jashtezakonshme dhe se tashme jemi ne fazen kur ky sistem pritet te perfundoje shtrirjen e tij ne te gjithe Shqiperine.
Ambasadori Withers u shpreh se me kete donacion me vlere mbi nje milion dollare, donacionet e pergjithshme deri me tani kapin vleren e 14 milione dollareve.
Gjithashtu, ai e ka cilesuar kete donacion si nje gur te rendesishem ne rrugen e kalimit te sistemit TIMS ne duart e Policise se Shtetit.
Top Channel