Te verbrit, Topi premton mbeshtetje

30/04/2009 08:00

Nje grup perfaqesuesish te Shoqates se te Verberve trokiten ne zyren e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per ta vene ne dijeni te shqetesimeve dhe problemeve qe ata hasin çdo dite.

Kreu i shoqates, Sinan Tafaj, i tha Presidentit Topi se shoqata e tij perbehet nga dhjete mije e dyqind persona, ndaj kerkojne me teper vemendje nga shteti per strehim, punesim, por kerkojne edhe nje zgjidhje per kerkesen e tyre te ngritur prej disa kohesh per mosindeksim te pagave te te verberve.

“Si dhe zbatimin ligjor te ‘Statusit te te Verbrit’, i cili perfshin te drejten per arsimim, punesim, lehtesira ne strehim, etj.”, u shpreh Tafaj. Presidenti Topi ka degjuar problemet e tyre dhe eshte shprehur se do te ndjeke vazhdimisht situaten, duke i siguruar per mbeshtetjen e panderprere dhe te forte sa morale, aq edhe institucionale per kete shtrese delikate te shoqerise.

Top Channel