Personat qe mendojne se kane simptomat e gripit te derrave duhet te qendrojne ne shtepi dhe te njoftojne qendren me te afert shendetesore. Kjo eshte keshilla e ministres se Shendetesise, Anila Godo, e ftuar ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel.
“Te gjithe njerezit ne keto momente duhet te jene aktore ne luften kunder semundjes dhe te kene nje higjene te ekzagjeruar”, theksoi Godo.
Nderkohe sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, mjek ne profesion, ka vene ne pah anet pozitive te gripit te derrave.
“Vdekshmeria eshte e ulet, mund te perballohet me mjetet qe mjekesia ka ne dispozicion dhe mund te kurohet ne shtepi”, deklaroi Vasili.
Te gjithe personat qe mendojne se kane simptomat e ketij gripi, apo dyshojne per nje rast te tille, mund te njoftojne specialistet e Ministrise se Shendetesise ne numrat 042374756 dhe 0693087781.
Top Channel