Shalsi: Dallga e shpifjeve s’e shpeton dot qeverine

30/04/2009 19:55

Nenkryetari i bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi ka kritikuar menyren se si zedhenesja e qeverise Majlinda Bregu komentoi raportin e USAID mbi korrupsionin.

Ne nje prononcim per mediat, Shalsi eshte shprehur se shpifjet nuk do ta shpetojne qeverine Berisha me 28 qershor.

“Me keqardhje i them zonjes Bregu se anijen e kesaj qeverie nuk do te mund ta nxjerre as dallga e shpifjeve kunder bashkise se Tiranes”, ka pohuar Shalsi.

Ne raportin e USAID, te publikuar sot ne Tirane, vleresohet se niveli i larte i korrupsionit po minon arritjet e Shqiperise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA