Gjykata e Larte i ka cilesuar si cenim te rende te Kushtetutes dhe rendit kushtetues dy vendimet e dhena nga gjykata e Tiranes, si edhe Gjykata e Apelit te cilat kishin vendosur pavlefshmerine e akteve proceduriale per ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha.
Gjate vendimit te argumentuar, nje kolegj penal i saj u shpreh se, ne baze te nenit 141 te Kushtetutes vetem Gjykata e Larte ka te drejten e shqyrtimit gjyqesor ndaj nje deputeti dhe jo gjykatat e nje shkalle me poshte.
Vendimi i fundit i dhene nga Gjykata e Larte i jep serish shprese Prokurorise se Pergjithshme per te ktheyr dosjen e ministrit Lulzim Basha per gjykim, por vetem duke ju drejtuar Gjykates se Larte per rishikim te vendimit te saj te meparshem, e cila e pushoi kete ceshtje.
Por si rrjedhoje e vendimit se enjtes nga Gjykata e Larte, ministri Basha ka humbur edhe te drejten per t’u ankuar si personat e tjere te akuzuar ne kete ceshtje, te cilet tashme jane te cliruar nga akuzat.
Duke ndjekur nje praktike ligjore te gabuar duke iu drejtuar gjykates se shkalles se pare, Basha dhe avokatet e tij kane humbur kohen per t’iu drejtuar kesaj gjykate, pasi dosja ka shkuar njehere ne kete gjykate por eshte pushuar.
Tashme Prokuroria e Pergjithshme do t’i drejtohet nje tjeter kolegji penal per ta ripare vendimin e dhene pak jave me pare qe e pushoi ceshtjen ndaj ministrit.
Ne te gjitha betejat ligjore mes Prokurorise se Pergjithshme dhe te akuzuarve per abuzime me rrugen Durres-Kukes, procesi i fundit i zhvilluar te enjten ka qene i vetmi i fituar prej prokurorise, por qe i jep nje shans per te mos hedhur ne kosh dy vjet hetime.
Top Channel