Qeveria: Sondazhi, tregoi renien e korrupsionit

30/04/2009 15:10

Zedhenesja e qeverise, Majlinda Bregu deklaroi se sondazhi i publikuar nga USAID tregon renien e nivelit te korrupsionit ne Shqiperi ne qeverisjen e Partise Demokratike.

“Sot, USAID ka publikuar nje sondazh, realizuar nga organizata IDRA, e cila, megjithese e njohur per anesimin politik, konfirmon edhe nje here rezultatet pozitive te reformave te qeverise Berisha ne luften kunder korrupsionit.

Ne baze te studimit te siperpermendur, rezulton se rryshfeti ne arsim eshte ulur me 300%; eshte ulur gjithashtu edhe ne marrjen e dokumenteve; shendetesia ka nje ulje nga 39.7%, ne 37.1 %, pra, jo shume e ndjeshme, por ky do te jete fokusi yne ne luften kunder korrupsionit gjate mandatit te ardhshem”, u shpreh Bregu.

Bazuar ne te dhenat, Bregu veren se korrupsioni ne teresi ka nje ulje te ndjeshme prej 9 pikesh.

Me kete rast, zonja Bregu permendi se ne nje studim te Bankes Boterore, zhvilluar ne te njejten periudhe me studimin qe publikohet sot, Bashkia e Tiranes dhe kryetari i saj listohen ne vendin e 178 ne bote per korrupsionin.

Top Channel