Nje shperthim i fuqishem ka demtuar nje hotel ne qytetin e Pogradecit. Per fat te mire ne ndertese nuk ka patur kliente dhe as punonjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores nje pas mesnates se mbremshme, por ende policia nuk ka nje piste te qarte per shperthimin, i cili ka alarmuar edhe qytetin e qete te Pogradecit.
Sipas eksperteve, vatra e shperthimit dyshohet te kete qene ne magazinen e hotelit, pasi aty ka patur nje gjenerator nafte dhe bombola gazi.
Paraprakisht policia dyshon se shperthimi ka ndodhur nga bombolat e gazit, por sidoqofte ende nuk jepet nje version perfundimtar, pasi agjentet kane edhe pista te tjera.
Pervecse po heton per nje ngjarje kriminale, policia po verifikon edhe per pisten e nje shperthimi te qellimshem.
Top Channel