OBSH: Gripi prane Shqiperise

30/04/2009 16:00

Gripi i derrit eshte shume afer Shqiperise. Perfaqesuesi i zyres se OBSH-se ne Shqiperi shprehet se virusi H1 N1 eshte afruar shume ne Europe, ndaj edhe Shqiperia duhet ta konsideroje pothuajse te mberritur kete virus, kur OBSH e ka rritur ne 5 alertin e pandemise. (UPDATe)

“Ne nuk mund te themi se kur mund te kete nje rast te pare ne Shqiperi, per nje dite apo per nje jave. Kete nuk mund ta parashikojme, por kemi pare qe nga dita ne dite jane shtuar shtetet e prekura nga ky virus dhe eshte e mundur qe edhe Shqiperia te preket”, u shpreh perfaqesuesi Anshu Banerjee.

Specialiste te Institutit te Shendetit Publik kerkojne tashme qe mjeket te konsiderojne cdo rast me grip te zakonshem si gripin e derrit.

Nje mbledhje e posacme eshte zhvilluar me te gjithe mjeket e shkollave, te poliklinikave dhe Drejtorive te Shendetit Public per t’i paraprire pandemise.

Ministria e Shendetise ka hapur fondin e emergjences prej 10 milione lekesh, per t’u rritur ne rast ne nevoje, si dhe ka ngritur sherbimin sanitar 24 oresh ne te gjitha pikat kufitare.

Top Channel