Levizja Socialiste per Integrim do te pergjysmoje tvsh-ne per produktet e shportes pas zgjedhjeve te 28 qershorit.
Kryetari Ilir Meta ka qene ne nje furre buke, nga ku theksoi se kjo iniciative eshte e domosdoshme per te ndikuar ne uljen e cmimeve pasi, sipas tij, shqiptaret nuk po e perballojne dot koston e larte te jeteses.
Iniciativat e para ligjore, tha Meta, do te jene ne favor te shtresave te varfra, te cilat, sipas tij, jane lene ne harrese nga qeveria aktuale.
“Nje nga masat qe ne do te marrim eshte pergjysmimi i tvsh-se per keto produkte, ashtu sic edhe politika jone e cila synon mbrojtjen e shtresave me te varfra nga rritja e kostos si dhe mbrotjen e ketyre bizneseve”, tha Meta.
Kreu i LSI-se gjate paradites ka firmosur nje marreveshje para dhe pas zgjedhore me Partine e Emigranteve.
Meta tha se pas fitores se zgjedhjeve LSI do te marre nje sere nismash ligjore per ta.
Top Channel