Kupa, vlonjatet ne finale kunder se shkuares

30/04/2009 15:15

Asnjehere me pare Flamurtari i Vlores nuk ka fituar me Tiranen ne finalen e Kupes se Shqiperise edhe pse keto skuadra jane ndeshur tre here ne kete faze.

Ndeshja e finales se 57-te do zhvillohet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit pas nje jave dhe ky eshte rasti me i mire qe kuqezinjte te fshijne nga kujtesa te shkuaren. Vendimi per zhvillimin e ndeshjes ne Durres eshte marre nga Sektori i Garave ne FSHF.

Ndeshja e pare finale mes dy skuadrave eshte zhvilluar ne vitin 1983 ku Tirana fitoi 2-1 dhe nje vit me pas bardhebute triumfuan me te njejtin rezultat. Perballja e fundit daton ne sezonin 1995-1996 ku kryeqytetasit edhe kete here triumfuan, por me ane te 11 metershave (5-4). Flamurari e ka fituar 2 here kete trofe, ndersa Tirana 13 here. 

Top Channel