Drejtoresha e Institutit te Shendetit Publik, Silva Bino ka folur ne “Top Story” per rrezikun e viruseve me natyre pandemike. “Mutacionet e viruseve jane fenomene natyrale qe ndodhin.
Nga mutacionet gjenetike shume te vogla, viruset ndryshojne, prandaj cdo vit kemi nga nje vaksine te re. Pervec gripit sezonal, kemi dhe ate qe quhet gripi i shpendeve, nga i cili kemi pasur edhe infeksione ne njerez”, thekson Bino. Ne vijim, ajo eshte perqendruar ne virusin e shpendeve, duke thene se ne ate rast nuk ka pasur transmetim te gripit nga njeriu tek njeriu, prandaj ne rastin e gripit te derrave, situata eshte shume here me e rrezikshme.
“Jane gjera qe nuk parashikohen dot si mund te ndodhin. Edhe Qendra e Kontrollit te Semundjeve ne SHBA nuk mund ta parashikonte kaq me saktesi. Ndodhi ne Meksike, por mund te ndodhte edhe ne Shqiperi. Te gjithe shkencetaret e botes jane duke e analizuar se cfare ka ndodhur hap pas hapi. Rendesi ka qe ka ndodhur dhe qe kemi transmetim nga njeriu tek njeriu. Ky nuk eshte me virusi i kafsheve por eshte nje virus pandemik ndaj te cilit njerezit nuk kane imunitet. Shenjat e para jane te vjella dhe diarre, ose nje pneumoni mjaft e rende”, shton shefja e ISHP-se.
Top Channel