Ministrja e Shendetesise, Anila Godo ka bere te ditur se ne Shqiperi eshte shfaqur vetem nje rast i dyshuar i prekjes se njerezve nga gripi i derrave.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Godo ka deklaruar se behet fjale per nje shtetase amerikane, qe sapo ka mberritur ne Shqiperi iu eshte nenshtruar kontrolleve.
“Sot patem dyshime per nje shtetase amerikane qe mberriti ne aeroportin e Rinasit, por pas kontrolleve rezultoi se ajo nuk ishte e prekur nga asnje faze e virusit”, ka pohuar Godo.
Ministrja ka sqaruar se struktura te specializuara po kontrollojne pikat kufitare kryesore, nga te cilat pervec rastit te siperpermendur nuk ka rezultuar asnje person me simptomat e gripit.
Sipas saj, Ministria e Shendetesise ka marre edhe masa te tjera, duke u koordinuar me Organizaten Boterore te Shendetesise, e cila ka shpallur nivelin 5 te alarmit nga virusi.
“Virusi i derrave neve na gjeti te pergatitur. Ne kemi riaktivizuar komitetin e pandemise, i formuar ne periudhen e gripit te shpendeve, i cili ka nisur punen per te adaptuar strategjite e duhura. Gjithashtu, po perditesojme qendrimin tone me informatat qe vijne nga OBSH”, ka nenvizuar Godo.
Ministrja ka shtuar me tej se per te shmangur hyrjen e virusit ne Shqiperi u jane percjelle direktiva te caktuara agjenteve te policise kufitare, te cilet po bashkepunojne me inspektoret sanitare.
“I kemi kaluar direktiva policise kufitare ku shpjegohet se cfare duhet te behet, duke filluar nga pyetja “nga vjen” per cdo pasagjer. Nuk ka karantine per nje njeri qe vjen nga jashte, por jane pyetur personat qe vijne nga vendet ku ka pasur vatra infeksioni”, ka shtuar Godo.
Top Channel