FSHF denon me 4 ndeshje fushen e Peqinit

30/04/2009 18:15

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me shpejtesi pas ngjarjeve te shemtuara qe ndodhen pasditen e djeshme ne fushen e Peqinit gjate ndeshjes gjysmafinale te Kupes se Shqiperise mes vendasve dhe Flamurtarit.

Komisioni i Disiplines eshte mbledhur sot per te analizuar ngjarjen ne fjale ku disa tifoze dhe nje pjese e stafit sulmuan fizikisht lojtaret miq dhe tre gjyqtaret italiane te caktuar per te drejtuar ndeshjen. Keshtu, fusha e Peqinit eshte denuar me kater ndeshje, ndersa klubi do paguaje 300 milje leke gjobe.

Por jashte “shenjestres” se komisionit nuk kane ngelur as drejtuesit e klubit. Me nga tre ndeshje pezullim jane denuar edhe shefi i klubit e zv/trajneri.

Top Channel