Diego kushton 26 mln euro

30/04/2009 09:00

E perditshmja gjermane “Kreiszeitung Syke” boton nje interviste te menaxherit te pergjithshem te Verder Bremen, Klaus Alofs, i cili konfirmon kontaktet me Juventusin per brazilianin Diego.

“Kemi pasur disa takime, ka njoftuar Alofs dhe kur nje klub eshte i interesuar, eshte normale qe te behen edhe telefonata. Per momentin nuk ka asnje tratative, sepse ne deshirojme qe Diego te qendroje deri ne 2011-en, kur edhe do te skadoje
kontrata e tij, pse jo edhe me shume”.

Gjithnje sipas te perditshmes gjermane, Juventusi ka ofruar shumen e 20 milione eurove per te marre fantazistin, por
Verderi ka fi ksuar nje çmim kartonit te tij prej 26 milione eurosh. Ndersa lajmi surprize eshte shfaqur ne faqen e merkatos
ne internet “4-4-2.com”. Trekuartistin e kerkon edhe Milani. Interesimi i kuqezinjve vjen pas dyshimeve per formen e
Ronaldinjos, por edhe largimin e mundshem te Kakase. Brazilianin e kerkon edhe Bajerni i Mynihut, i cili deshiron te
zevendesoje Riberine, ne rast se ky i fundit iken te nje nga skuadrat spanjolle, Barcelona apo Reali i Madridit.

Top Channel