Cristiano Ronaldo kerkon 800 ndeshje me United

30/04/2009 16:40

Cristiano Ronaldo nuk njeh kufij. Portugezi i Manchester Uited kerkon te thyeje cdo rekord me skuadren ku aktualisht po shkelqen, duke i dhene nje mesazh negativ spanjolleve te Real Madrid.

Objektivi me afatgjate per te eshte te thyeje rekordin e Ryan Giggs me 800 ndeshje me fanelen e United qe per me teper do vazhdoje te rritet sepse uellsiani eshte ende nje lojtar ne aktivitet te plote. Takimi i djeshem i Champions League kunder “topcinjve” e rrumbullakosi ne 800 numrin e ndeshjeve per Giggs me fanelen e Manchester United, kufi te cilin deshiron qe nje dite ta kaloje edhe Cristiano Ronaldo.

Ne nje interviste dhene per tabloidin “The Sun”, luzitani nuk kursehet ne levdata per shokun e skuadres, i cili eshte shpallur edhe lojtari me i mire i sezonit.

“Eshte nje arritje e pabesueshme dhe mendoj se e ka merituar edhe cmimin e lojtarit me te mire, sepse ka zhvilluar nje sezon fantastik, duke ndihmuar skuadren te shenoje sa me shume. 800 ndeshje jane shume por shpresoj qe nje dite te jem si ai”, shprehet portugezi, duke nenkuptuar se deshiron te jete perjetesisht nje “Red Devils”. 

Top Channel