Berisha, fushate ne Varshave

30/04/2009 19:45

Europianet e qendres se djathte kane nisur ne Varshave fushaten per zgjedhjet e 7 qershorit te Parlamentit Europian, ku aktualisht jane grupi me i madh parlamentar dhe kane vendin e presidentit te Komisionit Europian.

Por ne 20 vjetorin qe shenon renien e murit te Berlinit, ashtu si homologet e tij te qendres se djathte europiane, qe kerkojne fitoren me 7 qershor, kryeministri Berisha, pjesemarres ne kongres, kerkoi fitoren ne Shqiperi per nje mandat te dyte qeverises me 28 qershor.

Ne nje fjalim para kongresit te partive popullore europiane, duke evokuar mbeshtetjen e qendres se djathte europiane per anetaresimin e vendit ne NATO dhe aplikimin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian, kryeministri Berisha u premtoi partnereve te tij per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme.

Gjate fjalimit te tij, kryeministri Berisha u tregua shume entuziast per fitoren e ketyre zgjedhjeve, pasi sipas tij shqiptaret mes murit te Berlinit dhe familjes europiane do te zgjedhin perkatesine e tyre perendimore.

“Shqiptaret jane njerez te mencur dhe ata e dine se te votosh majtas do te thote te votosh per mure dhe ata nuk do te votojne per mure, do te votojne per horizonte, per horizonte qe shnderrohen ne realitet, horizonte qe, me ndihmen tuaj, do te shnderrohen ne realitet perseri”, ka deklaruar Berisha.

Duke kerkuar sa me shume vezhgues per zgjedhjet, kryeministri Berisha tha se do ta mbante premtimin per zgjedhje te lira e te ndershme, pasi sipas tij shqiptaret kane nevoje te domosdoshme per zgjedhje te tilla per te lene mbrapa grindjet per zgjedhjet.

Te njejtin premtim kryeministri Berisha e beri edhe gjate takimit me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, pjesemarres ne kongresin e partive popullore europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA