Barazim miqesorja Shqiperi-NATO

30/04/2009 23:50

U zhvillua takimi miqesor Shqiperi-NATO, mes Ministrise se Mbrojtjes dhe shtabit te NATO-s. Ceremonia filloi me parakalimin e flamujve anetare te NATO-s, te cilave ne fund iu shtua edhe flamuri shqiptar pas nje parakalimi rreth stadiumit.

Ekipi shqiptar perfaqesohej nga Ministria e Mbrojtjes dhe pjesetare te Forcave te Armatosura, ndersa NATO nga perfaqesuesit e Aleances ne Shqiperi.

Ne skuadren shqiptare i vetmi ish-futbollist ishte portier Perlat Musta, i cili ne te njejten kohe ishte edhe trajneri, nderkohe kapiteni ishte ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa.

Nderkohe per perfaqesuesit e skuadres se NATO-s, kapiten ishte gjenerali Vasil Dimitrov.

Pas dy golave te pjeses se pare te Shqiperise ne te dyten ministri Oketa kaloi si kapiteni i skuadres perfaqesuese te NATO-s, nderkohe qe gjenerali Dimitrov mori komanden e skuadres kuqezi e cila pesoi dy gola ne kete pjese te dyte duke e mbyllur ne paqe kete takim te rralle futbolli.

Top Channel