
Nje kompani e vogel irlandeze, e cila synon te kerkoje nafte dhe gaz ne detin Adriatik prane Durresit njoftoi se fundmi se “eshte duke rinegociuar kushtet fiskale me qeverine shqiptare” per shkak se ajo vendosi nje tarife eksporti per lendet e para te nxjerra nga nentoka shqiptare nga kompanite koncesionare.
“Kompania shpreson qe kontrata e rinegociuar per ndarjen e prodhimit do te miratohet se shpejti nga Keshilli i Ministrave”, – njoftoi nje agjenci e specializuar informacioni e fushes se hidrokarbureve.
Shqiperia vendosi gushtin e kaluar nje “tarife koncesionare” nga 2 ne 10 per qind per te gjitha mallrat e eksportuara, pasi u ankua se shume biznes po behej nga kompanite koncesionare, por perfitimi i vendit ishte i paperfillshem.
Gjate bumit te madh te çmimeve te mineraleve, vitet 2007-2008, eksportet shqiptare u shumefishuan. Por nga biznesi i rritur, ne Shqiperi vijuan te mbeten vetem nje pjese e vogel e xhiros ne forme pagash, nderkohe qe kompanite private arrinin te zeronin fitimet e taksueshme permes deklarimit te investimeve te paqena dhe terheqjes se fitimeve reale ne forme fondi amortizimi.
Per pasoje, qeveria vendosi tarifen e rentes minerare. “Island Oil” eshte e vetmja kompani qe eshte ankuar per kete takse deri tani. Ajo synon te shohe mundesine e komercializimit te nje burimi qe ishte zbuluar per here te pare ne vitin 1993 pas nje ekspedite kerkimore te kryer nga konsorciumi Chevron/Agip. Konsorciumi hoqi dore nga shfrytezimi i burimit te zbuluar per shkak te çmimeve te uleta te naftes ne ate kohe.
Koncesionari i ri synon te thelloje me shume pusin e hapur ne vitin 1993, me shprese se do te arrije ne nje burim me te madh. Shume kompani te huaja kane kerkuar dhe zbuluar burime te reja nafte ne Shqiperi, por ne asnje rast, zbulimet nuk kane qene te mjaftueshme per te justifikuar kostot e nxjerrjes se naftes. Mes gjeologeve ekziston nje legjende qe thote se Shqiperia lundron mbi nafte.
Puset ekzistuese jane ne thellesi te ulet, me i thelli eshte ne fshatin Mollas (rreth 3700 metra). Kompanite e huaja kane shpuar deri ne 5 mije metra ne kerkim te “burimit te madh”, i cili deri me sot ekziston nje legjende.
Top Channel