Vidhen 200 mije euro ne banesen e biznesmenit

29/04/2009 08:25

Rreth 200 mije euro jane vjedhur ne menyre spektakolare ne apartamentin e nje biznesmeni ne Tirane.

Banesa e Ilirian C. eshte bastisur nga hajdutet, te cilet kane shfrytezuar tarracen e pallatit per te zbritur ne ballkonin e tij dhe per te hyre brenda, kur nuk kishte asnjeri ne banese. Apartamenti ndodhej ne katin e nente te nje pallati ne rrugen “Hamit Shijaku”, prapa Fakultetit te Shkencave te Natyres, prane bulevardit “Zogu I”. Policia, sapo mberriti ne vendngjarje, vuri re se ishte thyer kasaforta ne te cilen mbaheshin parate.

Hajdutet, te cilet mendohen se kane qene me shume se dy persona, kane ruajtur familjen e biznesmenit dhe pasi jane siguruar se ata nuk ndodheshin ne shtepi, kane hyre ne veprim. Ata jane ngjitur ne tarrace dhe duke perdorur nje litar kane zbritur ne ballkonin e katit te nente. Duke qene te vetem, ata vepruan qetesisht ne apartament dhe kane lene shume pak gjurme ne vendngjarje.

Edhe per t’u larguar, personat, ende te paidentifikuar, kane perdorur te njejten rruge, por me nje ndryshim, duke marre me vete edhe parate e gjetura ne kasaforte. Policia shpjegoi se nisi menjehere punen per identifikimin dhe kapjen e autoreve, duke shoqeruar disa persona, por ende nuk ka emra konkrete.

Top Channel