“Une Votoj”: Serish shkelje ligjore ne Kuvend

29/04/2009 20:15

Edhe ne raportin e peste, skuadra monitoruese e levizjes Mjaft, “Une Votoj”, vezhgon te njejtat shkelje te rregullave si edhe ne raportet e meparshme.

Me flagranti eshte votimit i deputeteve per koleget e tyre. Jane 15 deputete te grupeve te ndryshme parlamentare, te cilet sipas raportit kane shkelur pikat 1 dhe 2 te nenit 57 te Rregullores se Kuvendit, ku percaktohet ne menyre te qarte qe “votimi eshte  vetjak” dhe qe “e drejta e votes nuk delegohet”.

Sipas skuadres “Une votoj” te levizjes Mjaft, disa prej ketyre deputeteve e kane perseritur ne menyre te vazhdueshme kete shkelje, pra kane votuar per kolegun ne me shume se nje rast.

Raporti arrin ne perfundimin se per rrjedhoje te kesaj shkeljeje proceduriale, vihet ne pikepyetje ligjshmeria e 16 nismave ligjore, ku mes tyre spikat votimi i projektligjit “Per avokaturen e shtetit”, ku deputeti Flamur Hoxha ka votuar per kolegun, apo votimi i projektligjit “Per disa shtesa dhe ndryshime” ne “Kodin Penal te Republikes se Shqiperise”, ku deputeti Blerim Cela ka votuar per kolegun.

Nje shkelje tjeter shume e rendesishme eshte ajo e nenit 15 te Rregullores se Kuvendit, i cili percakton se per nje grup parlamentar, lipsen e pakta 7 deputete. Nderkohe qe jane dy grupe parlamentare, grupi Agrar-ambientalist dhe grupi Qendra Demokrate, qe kane vetem nga 6 deputete.

Nje verifikim i shpejte ne faqen zyrtare te Kuvendit tregon se raporti ka te drejte. Ajo qe prek vertet thelbin e perfaqesimit politik eshte se sa perputhen nismat ligjore me premtimet elektorale.

Sipas raportit, Partia Demokratike ka qasur me platformen e saj elektorale 32 nisma ligjore nga 161, dmth. 19% te totalit te ligjeve, nje shifer kjo me e larte se sesionin e kaluar, por gjithesesi teper e ulet sipas raportit, per nje parti qe ka mazhorancen parlamentare.

Kurse Partia Socialiste ka qasur 38 nga 161 nisma ligjore te miratuara ne Kuvend, pra partia me e madhe opozitare ka permbushur 23,3% te premtimeve te saj elektorale. Nje shifer me e larte se e Partise Demokratike, por gjithesesi teper e ulet ne raport me totalin.

Raporti arrin ne perfundimin se kjo mungese koherence mes premtimeve dhe zbatimit te politikave tregon se partite politike perdorin premtime populiste me qellimin e vetem final te marrjes se pushtetit, duke zevendesuar njera-tjetren me pothuajse te njejtat premtime dhe pa asnje alternative te qarte.

Top Channel