Tirana-Vllaznia, sot duhet nje fitues

29/04/2009 08:45

Kupa e Shqiperise pergatitet te njihet sot me finalistet e edicionit te 57-te te saj.

Vemendja do te jete e perqendruar ne kryeqytet, ku ne ore 18:30, ne “Qemal Stafa”, Tirana dhe Vllaznia do te perballen per te percaktuar se, cila nga dy skuadrat do te vazhdoje te luftoje per te dy trofete (jane edhe dy rivalet me te ashpra ne luften per titullin kampion ne kete sezon).

Supersfida

Tri ndeshjet e meparshme mes tyre ne kete sezon, dy ne kampionat dhe nje ne kupe, kane perfunduar ne barazim. Ndaj, sot detyrimisht duhet nje fitues.

Deshira e te dyja ekipeve eshte e madhe per te qene finaliste te ketij edicioni te kupes, por sot duhet ta ndajne se kush do ta meritoje bileten e vetme ne dispozicion. Takimi i pare mes tyre, i luajtur dy jave me pare ne “Loro Boriçi” u mbyll me nje barazim pa gola.

Gjithçka do te vendoset sot, kur shkodranet shikohen te favorizuar nga nje barazim me gola dhe nga çdolloj fitoreje. Tiranen e çon ne finale vetem nje triumf. Nje tjeter barazim 0-0 sot do t’i çonte drejt lotarise se dhimbshme te 11-metershave.

Tifozerite

Nje dekor te veçante pritet te krijojne edhe dy tifozerite, te cilat do te jene te shumta ne numer. Klubi shkodran ka vene ne dispozicion 10 autobuse falas per dashamiresit qe duan te udhetojne per ne kryeqytet, ndersa shume te tjere pritet te udhetojne me makina private.

Eshte edhe nje numer i konsiderueshem shkodranesh qe banojne ne kryeqytet, ndaj perkrahja per kuqeblute do te jete e madhe. “Tifozat e Tirones” dhe “Tirona Fanatics” gjithashtu kane planet e tyre: te dy grupimet kane nxjerre lajmerime neper mure per t’i ftuar njerezit ne stadium.

Tirana

Por kjo sfide eshte ndezur akoma edhe me shume nga deklaratat e fundit. “Fanella jone eshte rende dhe do ta mundim Vllaznine me fanelle, u shpreh dje kapiteni bardheblu, Devis Mukaj. Kemi kualitete, jemi te favorizuar, pasi luajme para tifozeve tane dhe jemi te etur per fitore.

Kjo eshte nje ndeshje ndryshe nga e para, pasi atje ne u mbrojtem me shume, ndersa ketu do te sulmojme, do te shenojme dhe do te fitojme. Nuk besoj se na ndal dot Vllaznia.

Objektivi yne jane te dy trofete, por me pare te heqim qafe Vllaznine”. Kete agresivitet te Mukajt e mbeshtet edhe donatori Refik Halili: “Kemi besim te fitorja dhe kjo eshte ndeshja ku ne duhet te tregojme se jemi thjesht me te miret”. Bardhebluve do t’ju mungoje vetem Patushi per shkak kartonesh.

Vllaznia

Vllaznia udhetoi dje ne oren 18:00 drejt hotel “Eklipsit”, prane Lundres. Sipas parashikimit, kualifikimi per ne finale mund t’i jape Vllaznise 10 mije euro shperblim, por meqe perballe eshte Tirana, besohet se shperblimi do te jete shume me i madh. Optimizmi per te shkuar ne finale eshte i larte edhe ne radhet e shkodraneve. Ai qe replikon eshte presidenti Valter Fushaj: “Shanset per t’u kualifikuar jane te barabarta.

Skuadra eshte shume e qete dhe e pergatitur per kete, si dhe do te bejme me te miren e mundshme per te kaluar ne finale”. Gjithsesi, sot fjalen e ka fusha, e cila do te jape edhe verdiktin perfundimtar. 

Top Channel