Shkumbini kerkon finalen e pare ne histori

29/04/2009 09:00

Edhe pse e gjithe vemendja eshte perqendruar ne duelin ndermjet Tiranes dhe Vllaznise, gjysmefinalja tjeter Shkumbini-Flamurtari pritet te jete nje ndeshje mjaft interesante.

Vlonjatet udhetojne drejt Peqinit me avantazhin minimal te siguruar ne takimin e pare, te luajtur me 15 prill, fale golit te Halim Begajt.

Gjithsesi, shanset per kualifikim mbeten te barabarta, pasi skuadra e drejtuar nga Gugash Magani eshte nje “kocke e veshtire” perpara tifozeve te saj.

Te gjitha energjite e Shkumbinit jane te perqendruara ne trofeun e dyte per nga rendesia ne vend. Ata kerkojne te shkruajne historine e klubit, duke arritur per here te pare finalen e Kupes se Shqiperise. Kualifikimi i metejshem do te ishte edhe shperblimi i gjithe ketij sezoni: nese luajne ne finale, pavaresisht rezultatit, peqinasit do te fitojne nje “bilete” evropiane. Kjo, sepse ne çiftin tjeter, te dyja ekipet renditen ne dy vendet e para ne kampionat dhe e kane siguruar pjesemarrjen ne aktivitetet nderkombetare (kampionia luan ne Champions League, ndersa ndjekesja ne Europa Liga).

Por, edhe Flamurtari e sheh Kupen si mundesine e vetme per ta quajtur te suksesshem edicionin futbollistik. Bregdetaret, qe renditen ne “zonen e ftohte” te Kategorise Superiore, synojne te kthehen ne finale per here te pare pas 12 vjetesh. Ishte viti 1997 kur kuqezinjte shkuan nje hap larg trofeut, por ne fund u dorezuan ne gjuajtjen e penalltive me Partizanin (ndeshja perfundoi ne barazim 2-2).

Nese per Shkumbinin kjo do te ishte finalja e pare, deri me tani Flamurtari ka luajtur ne dhjete finale, duke u shpallur dy here fituese. Ne kampin kuqezi te gjithe jane optimiste se nuk do te dalin te humbur nga ndeshja e kthimit, edhe sepse trajneri Eqerem Memushi do te kete ne dispozicion kontingjentin e plote te lojtareve. Ata nuk njohin humbje prej kater ndeshjeve radhazi (duke llogaritur edhe perballjen e pare gjysmefinale me peqinasit).

Per te arritur deri ne kete faze te Kupes se Shqiperise, duke regjistruar pjesemarrjen e 17-te ne gjysmefinale, vlonjatet nuk e kane pasur aspak te lehte. Ne turin e pare ata eliminuan Naftetarin, ndersa me pas kaluan me sukses edhe Bylisin. Ne çerekfinale ata mposhten 1-0 Partizanin, ne nje ndeshje te vetme, pasi dy takimet e meparshme u anuluan per shkak te shkeljes se rregullores. Ne anen tjeter, Shkumbini ka kaluar Gramozin e Ersekes dhe Apolonine ne dy fazat e para, ndersa ne çerekfinale ata eliminuan Besen.

Top Channel