Rama con “Ramen” ne Kushtetuese

29/04/2009 19:25

Bashkia e Tiranes i kerkoi Gjykates Kushtetuese shfuqizimin e vendimit te Kuvendit te Shqiperise per krijimin e komisionit parlamentar hetimor ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama.

Ne kerkesen e formuluar nga zyra juridike e bashkise vihen ne dukje elementet qe, sipas saj, bien ndesh me Kushtetuten.

Bashkia kerkon paraprakisht pezullimin e zbatimit te vendimit deri ne marrjen e vendimit nga ana e kesaj gjykate, gje qe do te thote se deri ne vendimin final, komisioni hetimor parlamentar te mos e ushtroje funksionin e tij.

Bashkia argumenton se vendimi i Kuvendit bie ndesh me karten e autonomise se pushtetit vendor, sipas te ciles pushteti vendor, ashtu si edhe pushteti qendror eshte i zgjedhur me voten e popullit dhe pushtetet nuk mund te ushtrojne te drejten e kontrollit mbi njeri-tjetrin.

Me kerkesen dhe voten e deputeteve te mazhorances se djathte, Kuvendi vendosi hapjen e nje hetimi parlamentar ndaj kryetarit te bashkise se Tiranes per te verifikuar ligjshmerine e dhenies se lejeve te ndertimit ne kryeqytet, gjate nje dite qe ishte pushim zyrtar.

Ne argumentet e saj, mazhoranca tha se Keshilli i Rregullimit te Territorit te bashkise ka miratuar leje ndertimi per disa studio, pronaret e te cileve jane edhe anetare te keshillit.

Top Channel