Pezullohet shefi i kufirit ne Rinas

29/04/2009 08:35

Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ka pezulluar nga detyra shefin e kufirit te Komisariatit te Rinasit, i cili ka goditur ne ambientet e nje agjencie turistike nje shtetas kroat, si dhe nje shtetase shqiptare shtatzene, punonjese e nje agjencie.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se martes, ndersa shtetasi kroat, punonjes i Ambasades Kroate ne Shqiperi, pasi eshte dhunuar, i eshte drejtuar policise per te bere kallezim penal. Policia tha gjate nje komunikimi per mediat se do te pritet perfundimi i hetimit per penalizimin e metejshem te efektivit te saj, Astrit Gjopali.

Gjate kallezimit qe policia i ka marre shtetases shqiptare, ka verifikuar edhe nje gjendje te komplikuar shendetesore te saj, si pasoje e dhunes se ushtruar.

Shkak per dhunen e ushtruar ka qene mohimi qe u eshte bere nga ambasada kroate vizave per disa turiste qe ishin marre persiper per t’u transportuar nga polici Gjopali, i cili eshte edhe bashkepronar i nje agjencie turistike.

Top Channel