Pasuria e 165 zyrtareve, sot shorti ne ILDKP

29/04/2009 08:45

Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive pritet te hedhe sot shortin per verifikimin e hollesishem te pasurise se 165 zyrtareve.

Po sot pritet qe ky institucion te publikoje listen e zyrtareve qe kane dorezuar me vonese deklarimin e pasurise. Verifikimi i hollesishem i deklarimit te pasurive behet per nje numer te caktuar zyrtaresh dhe perzgjedhja e tyre behet me short edhe nga vete qytetaret.

Ky verifikim perben pjesen me te rendesishme te punes se inspektoratit. Prej disa vitesh, ky institucion i ngritur nga Kuvendi ben verifikimin e deklarimeve te pasurise se zyrtareve. Deklarimi i pasurise eshte e detyrueshme, ne te kundert ligji parashikon sanksione. Pas deklarimit dhe dorezimit te tij ne inspektorat, fillon procesi i verifikimit te deklarates dhe ne rast se inspektorati konstaton se eshte fshehur pasuria, atëherë zyrtari ndëshkohet sipas sanksioneve që parashikon ligji.

Top Channel