McLaren i kenaqur nga vendimi i FIA-s

29/04/2009 17:45

Skuderia McLaren-Mercedes merr fryme e lehtesuar pas vendimit te FIA-s per ceshtjen e mashtrimit ne garen e Australise qe mund te shkaktonte edhe perjashtimin nga ky sezon.

“Falenderoj Keshillin Boteror te FIA-s qe me dha mundesine te flisja. Jemi te vetedijshem per gabimin e bere dhe jam i lumtur qe mund te kerkoj falje per kete gje. Mund te siguroj se kemi marre masat e duhura per te evituar gabime te tilla”, ka theksuar shefi i skuderise anglo-gjermane, Martin Whitmarsh.

Me kete vendim eshte i kenaqur edhe presidenti i FIA-s, Max Mosley, i cili ka theksuar se, McLaren ka treguar nje kulture te re, shume te ndryshme nga e shkuara. “Ne rast se kjo situate nuk perseritet me, atehere gjithcka mund te konsiderohet e mbyllur”, theksoi Mosley per mediat nga Parisi.

Top Channel