Manjani: Qeveria genjeu per 4 vjet ish-pronaret

29/04/2009 16:55

Partia Socialiste i rikthehet ceshtjes se prones ne vend dhe ne argumentat e saj rendit disa elemente, qe sic thote kryetari i Komsionit te Ligjeve ne seline roze Ylli Manjani e kane thelluar kete problem 18-vjecar ende te pazgjidhur.

Ai tha se pronaret jane shume me larg marrjes se prones se tyre se 4 vjet me pare dhe fajesoi per kete drejperdrejt qeverine dhe kryeministrin.

Sipas Partise Socialiste, kryeministri ne 4 vjet ka bere deklarata konfuze, ne lidhje me pronen qe premtoi ne 2005-es se do t’ua kthente pronareve.

Kryetari i qeverise, tha zoti Manjani ndryshoi 4 kryetare te Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Prones dhe kompensimi fizik me troje ne zonat turistike sic u shpreh zyrtari i selize roze rezultoi genjeshter.

“Pronaret sot shohin gjithnje e me shume se si tokat e tyre u zaptuan nga legalizimet, nderkohe qe vete procesi i legalizimit duhet te ishte perfunduar qe ne vitin e pare te qeverisjes se Berishes”, u shpreh Manjani.

Por zoti Manjani shtoi dhe nje tjeter argument per te perligjur akuzat e tij drejtuar qeverise kur tha se pronaret jane perjashtuar nga e drejta e parablerjes mbi ndertesat publike qe jane ne proces privatizimi.

PS shpreh besimin se zgjidhja perfundimtare e kauzes se prones do t’i takoje qeverise se saj pas zgjedhjeve, duke leshuar keshtu nje premtim te rendesishem per nje ceshtje e cila konsiderohet si kauza e te djathteve.

Top Channel