Kupa e Shqiperise, Tirana-Flamurtari ne finale

29/04/2009 21:25

Tirana-Flamurtari eshte finalja e Kupes se Shqiperise per kete sezon.

Pas vlonjateve qe e kane siguruar bileten ne gjysmafinalen e pasdites ne Peqin, bardheblute kane luajtur 120 minuta perballe Vllaznise duke shenuar me veshtiresi per ta mbyllur ndeshjen 1-0 pas kohes shtese. Ka qene Sefa ai qe zhbllokoi rezultatin ne minuten e 104-t pas nje rremuje ne zonen e kuqebluve.

90 minutat jane mbyllur ne barazim 0-0 ashtu si sfida e Shkodres edhe pse te dyja skuadrat jane shfaqur rrezikshem para portave kundershtare. Kjo ishte perballja e pare e madhe e sezonit mes dy pretendenteve qe po luftojne edhe ne frontin e kampionatit ku Tirana renditet ne vendin e pare me 1 pike me shume se rivalet e Vllaznise.

Top Channel