Kupa e Shqiperise, Flamurtari ne finale

29/04/2009 18:20

Flamurtari eshte skuadra e pare finaliste e ketij edicioni te Kupes se Shqiperise.

Skuadra vlonjate ka marre nje barazim me mjaft vlera ne fushen e Shkumbinit, duke prere bileten e finales qe mund t’i siguroje nje trofe per kete sezon. Vlonjatet, te cilet e kishin fituar ndeshjen e pare me rezultatin 1-0, kane barazuar 1-1 ne fushen e veshtire te Peqinit. Golin e pare e kane shenuar vendasit ne minuten e 47-te me ane te Xhyres.

Nuk kane kaluar shume momente nga pjesa e dyte kur kuqeziu Mema ka vendosur barazpeshen, duke i siguruar skuadres kualifikimin. Shumbini duhej te shenonte edhe dy gola per te prekur finalen, por nuk ka arritur te shkoje me shume se barazimi. Ndeshja tjeter gjysmefinale mes Tiranes dhe Vllaznise starton ne 18:30 ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”.

Top Channel