Greqi, bllokohen 350 kilograme kanabis
29/04/2009 15:25
Policia e Janines bllokoi sot 350 kilograme kanabis ne makinen e nje shtetasi shqiptar.
Sekuestrimi u krye ne afersi te fshatit Gjorgjiani, nderkohe qe makina e drejtuar nga Aleko Selmaj perplasi policin e postobllokut.
E menjehershme ka qene nderhyrja e forcave helene, te cilat kane bere te mundur arrestimin e Selmajt, nderkohe qe shpallen ne kerkim nje tjeter person qe ndodhej ne makinen me droge.
Vec lendes narkotike, e cila mendohet se si vend origjine te kete patur Shqiperine, policia gjeti edhe nje kallashnikov dhe disa fisheke.
Top Channel