Gjykata shpall neser vendimin per Bashen

29/04/2009 15:35

Gjykata e Larte ka vendosur ta jape vendimin ndaj pavlefshmerise se provave ne hetimin per ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, te enjten ne oren 15, per shkak se duhet te gjente argumentimin e ketij vendimi.

Gjate seances se sotme gjyqesore, e cila do te jepte edhe perfundimisht mbylljen apo jo te kapitullit te akuzave per korrupsion ne rrugen Durres-Kukes, prokuroria ka gjetur disa argumenta te tjere per te mbajtur gjalle kete proces.

Sipas saj vendimi i dhene nga gjykatesja Fatmira Hajdari dhe qe me pas u la ne fuqi nga Apeli eshte i pavlefshem, per shkak se, ajo nuk ka patur kompetence per shqyrtimin  e kesaj ceshtje dhe nese Gjykata e Tiranes, do ta kishte kete si kompetence, atehere kjo ceshtje duhej shqyrtuar nga gjyqtari Sokol Tona, i cili kishte dhene nje vendim te meparshem per Armand Telitin dhe Andi Tomen.

Prokuroret e ceshtjes i kane kerkuar Gjykates se Larte te rrezoje vendimin e Gjykates se Apelit, gje qe do t’i hapte rruge fillimit te procesit gjyqesor per Lulzim Bashen.

Argumentimi i prokuroreve eshte hedhur poshte nga avokatet e ish-ministrit Basha, te cilet i jane referuar edhe dy vendimeve te meparshme te dhena nga Gjykata e Larte qe favorizuan klientin e tyre, duke i shpallur te pavlefshem veprimet e kryera pas dates 6 nentor te 2008-es.

Top Channel