Fier, shfaqen minat me telekomande

29/04/2009 08:10

Nje atentat i mbetur ne tentative, per pak i ka marre jeten nje laboranti stomatolog nga Fieri.

Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se ne automjetin e Edmond Licajt, persona ende te paidentifikuar kishin vendosur nje bombe me telekomande. Fatmiresisht, lenda shperthyese nuk eshte aktivizuar, por rreziku ka qene i madh. Nderkohe, policia po punon per zbardhjen e kesaj ngjarjeje, ndersa dyshon se shkak eshte bere konkurrenca. Ekspertet thone se lenda plasese ka qene plastike, me ndezes, me bateri, rryme elektrike dhe komandohej me aparat telefoni celular.

Te njejtat burime pohojne se bomba nuk eshte artizanale, por eshte pergatitur jashte vendit. Ekspertiza do te ndihmoje dhe ne gjetjen e origjines se bombes me telekomande. Edmond Liçaj prej vitesh punon se bashku me te afermit e tij ne nje klinike stomatologjie. Liçaj ka per bashkepronare dhe bashkepunetore ne kete aktivitet privat edhe dy shtetas turq, te cilet prej disa vitesh jetojne ne Fier dhe kane krijuar nje rrjet klinikash dentare ne kete qytet.

Top Channel