
Nje rrjet trafikantesh droge mesohet se eshte zbuluar nga policia e Beratit, nderkohe qe eshte bllokuar nje sasi prej 90 kg kanabis stativa dhe ka rene ne pranga transportuesi i tyre, ndersa dyshohet se ne kete rrjet te jene perfshire gjashte persona tashme te identifikuar.
Sasia e droges u zbulua rreth ores 17:00 te pasdites se djeshme ne aksin rrugor Berat- Ure Vajgurore ne afersi te fshatit Morave, sasi e cila ishte nisur per t’u transportuar nga qyteti i Kucoves drejt atij te Fierit.
Ne ndjekje te mjetit mesohet se eshte vene nje mjet me targa te huaja ku udhetonin agjentet e anti-droges. Sapo ka mberritur ne qytezen e Ures Vajgurore, drejtuesi i mjetit qe transportonte sasine e droges, ka zbuluar agjentet e anti-droges dhe ka goditur nga pas mjetin e tyre.
Policia qe mberriti ne vendngjarje verifikoi sasine e lendes narkotike dhe arrestoi transportuesin. Pas hetimeve u arrestuan edhe 5 pesona te tjere.
Top Channel