“Loja” me cmimin e energjise

29/04/2009 20:45

Nje menyre per te lehetsuar shpenzimet familiareve shqiptare per energjine do te ishte jo frenimi i rritjes se cmimeve ose ulja e TVSH-se.

Gjate fushates se zgjedhjeve ne vitin 2005 e djthata premtoi zbritjen e tatimi mbi vleren e shtuar nga 20 per qind ne 6 per qind.

Por pak muaj pas ardhjes ne pushtet, qeveria hoqi dore nga premtimi duke paraqitur si pengese FMN-ne. “Kemi propozuar per uljen e TVSH ne 5%, kjo eshte me e thelle eshte 0 per qind, por une nuk mund te prish marreveshjen me FMN”, ka deklaruar kryeministri Berisha ne seancen parlamentare te 12 dhjetorit 2005.

Por marreveshja me FMN qe prej janarit nuk eshte me funksionale dhe vete Banka Boterore i sugjeroi qeverise t’i rikthehet propozimit per uljen e TVSH-se.

“Ky eshte nje argument politik dhe eshte ne doren e qeverise te vendose per te”, deklaroi perfaqesuesi i BB me 14 prill te ketij viti.

Por perkundrejt premtimit te bere dhe mungeses se tuteles kontrolluese te FMN, kryefinancieri i djathte Bode ka gjetur justifikime te tjera.

“Eshte prekur TVSH-ja si rezultat i presioneve sociale. Nese do vazhdojme me politika elektorale, do te ishte me pasoja per ekonomine”, deklaroi Bode 3 dite me pare.

Vitin tjeter shqiptaret do te perballen me te tjera cmime me te larta, pavaresisht perpjekjeve te entit te energjise per te qetesuar konsumatoret.

Perpjekje qe nuk kane asnje vlere kundrejt faturave konkrete qe duhet te paguajne cdo muaj shqiptaret per energjine elektrike.

Top Channel