Zarate, Tare: Lazio deshiron te qendroje

28/04/2009 16:40

Drejtori sportiv i skuadres se Lazio-s, Igli Tare ka folur per ceshtjen me delikate ne skuadren bardhekalter qe po mban ne ankth tifozerine, Mauro Zarate.

Sulmuesi argjentinas qe ka mahnitur me lojen e tij kete sezon eshte ende ne pronesi te Al Saad dhe nese blerja e tij nuk kryhet deri ne 30 prill, atehere ai mund te largohet. Por Tare ka theksuar se tashme ceshtja ka marre rrugen e drejte dhe gjithcka mund mbyllet brenda pak oresh.

“Gjithcka qe ne duhej te benim ne Katar, e beme, duke treguar deshiren qe sulmuesi te vazhdoje aventuren me ne. Por shume i rendesishem do jete edhe vullneti i lojtarit per te qendruar ne Rome. Kemi shume besim dhe presim 30 prillin me optimizem. Nuk mund te shtoj asgje tjeter por mendoj se Zarate do jete nje lojtar i Lazio-s”, thekson Tare ne nje interviste per “Radio Kiss Kiss”.

Top Channel