Turi i Topallit: Patosi po ndryshon

28/04/2009 21:00

Ne vijim te turit “Shqiperia po ndryshon”, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli eshte takuar me gra te qytetit te Patosit.

Duke premtuar mbeshtetje te plote te qeverise per to, zonja Topalli theksoi se kabineti aktual ka ndermarre nje sere reformash te cilat i kane dhene nje tjeter imazh vendit.

“Shqiperia po ndryshon, e lexoj kete tek parullat qe mbajne djemte edhe vajzat ne kete shesh. Shqiperine qe po ndryshon une e shoh tek dyfishimi i numrit te studenteve, tek rritja ekonomike, etj”, eshte shprehur Topalli.

Top Channel