Ronaldo u mbyll gojen kritikeve

28/04/2009 16:10

Rilindja e Ronaldos ne fushe me dy golat e radhes ndaj Santosit, ka bere qe ish “Fenomeni” te hidhet ne kundersulm ndaj atyre qe e kishin zhvleresuar gjate periudhes se demtimit, duke shprehur skepticizem.

“Humbas nga 1 kg per cdo gol qe shenoj. Nese po rifitoj formen kjo eshte fale shokeve dhe nuk me intereson te jem asnjehere protagonist pa ta, pasi nje gje e tille nuk do ishte e mundur. Dua t’u them personave qe thoshin se isha nje lojtar cirku apo qe blerja e Corinthias ishte vetem nje operacion marketingu, se e kane pasur shume gabim. Kane folur pa asnje kriter dhe komentet e tyre nuk kane marre parasysh historine time personale. Ua tregova se gaboheshin rende”, theksoi sulmuesi i skuadres pauliste, e cila ka prere bileten e finales pas fitores 3-1 ne fushen e Santosit.

Me fillimin e ketij sezoni, Ronaldo rinisi karrieren me skuadren braziliane, duke shpresuar ne nje rikthim ne forme pas demtimit ne gju qe i kushtoi largimin e radhes per shume muaj nga fushat e futbollit.

Top Channel