Palermo, i kenaqur me debutimin e Ujkanit

28/04/2009 08:45

Pas shume muajve pritje, me ne fund Saimir Ujkani debutoi ne Serine A italiane. Ndeshja e pare e portierit shqiptar qe militon te Palermo ka qene pikerisht kunder Milanit.

Rreth 30 minuta ne fushen e “San Siros”, ku u aktivizua si zevendesues i te demtuarit Amelia, nderkohe qe rezultati ishte 3-0 per vendasit. Edhe pse luante ndeshjen e pare zyrtare me klubin sicilian, Ujkani u paraqit ne lartesine e duhur, duke dhene siguri mes shtyllave.

Pas elozheve nga mediat e pertej Adriatikut, “gardiani” ka marre edhe vleresimin maksimal te krereve te klubit. Drejtori sportiv i Palermos, Valter Sabatini, deklaroi: “Ujkani debutoi ne kampionatin italian dhe mendoj se e meritonte nje kenaqesi te tille. Me pelqeu sesi u soll ne fushe, ishte ne lartesine e duhur.

Edhe pse u aktivizua per shkak te nje problemi fizik te Amelias, mendoj se me seriozitetin dhe profesionalizmin qe ka treguar ne stervitje, ai e meritonte te luante. Trajneri yne veproi drejt, duke e aktivizuar. Me ne fund Saimiri eshte njohur me klimen e ndeshjeve, duke u paraqitur mire dhe si nje portier elitar”.

Top Channel