Meksike, virusi mbyll stadiumet, ndeshjet pa spektatore

28/04/2009 15:45

Virusi i rrezikshem qe u perhap pikerisht nga Meksika, ka detyruar autoritetet e Federates se Futbollit te mbyllin gjithe stadiumet e Meksikes.

Mes vendimeve te qeverise meksikane eshte edhe ndalimi i grupimeve masive ne cdo cep te vendit, per te evituar perhapjen me shpejtesi te virusit qe deri tani ka marre me shume se 100 jete njerezish ne mbare Meksiken.

Nderkohe, disa ndeshje te kampionatit jane luajtur pa spektatore dhe shume ndeshje te tjera gjate javeve te ardhshme do luhen me stadiumet bosh. Nderkohe, ne kryeqytetin Meksiko, policia ka ndaluar edhe aplikimin e riteve fetare ne grupe.

Top Channel