Lufta kunder krimit te organizuar, pakt Shqiperi-Ceki

28/04/2009 13:00

Shqiperia dhe Cekia kane firmosur ne Prage nje marreveshje dypaleshe bashkepunimi per luften kunder krimit te organizuar.

Marreveshja, u firmos nga ministri i Brendshem cek, Langer dhe zevendesministri i Brendshem shqiptar, Gent Strazimiri dhe konsiston ne bashkepunim mes dy vendeve ne lufte kunder trafikut te narkotikeve, trafikut te armeve dhe qenieve njerezore.

Te tilla marreveshje Shqiperia ka firmosur me shume vende anetare te Bashkimit Europian. Ministri i Brendshem cek Langer, ka konfirmuar gjate takimit me Strazimirin se Cekia, qe mban presidencen e radhes se Bashkimit Europian eshte ne favor te heqjes se vizave per Shqiperine ne nje kohe sa me te shpejte.

Sipas tij, ky vendim nuk eshte vetem ne interes te Shqiperise, por te vete Bashkimit Europian, vendet e te cilit pritet te marrin nje vendim per liberalizimin e vizave nga mesi i muajit maj.

Top Channel