Lala tratativa me Hanover per rinovimin

28/04/2009 09:15

Afrimi i mbylljes se sezonit aktual ve ne levizje klubet dhe lojtaret ne lidhje me kontratat qe skadojne ne fund te muajit qershor.

Ne nje vorbull te tille eshte i perfshire edhe kapiteni i Kombetares shqiptare, Altin Lala, i cili luan ne radhet e Hanoverit ne Bundeslige.

Prej ditesh eshte folur per interesimin e perbashket si te tij, ashtu edhe te klubit gjerman per rinovimin e kesaj kontrate me te pakten edhe nje vit tjeter.

Nje gje e tille do te behet zyrtare pikerisht sot, kur edhe do te nisin negociatat zyrtare mes “xhuxhit” shqiptar dhe drejtuesve te klubit, me ne krye shefin Matin Kind. Lajmi eshte bere i njohur dje nga mediat gjermane.

Per momentin gjerat duket se jane ne rrugen e duhur, por gjithsesi gjithçka do te varet nga pranimi ose jo nga ana Lales, e kushtit per nje rroge me te vogel se sa ajo aktuale. Gjithsesi, detaje me te sakta pritet te merren vesh sot.

Top Channel