Gripi i derrave, alarm ne Kine dhe Japoni

28/04/2009 13:25

Alarmi per perhapjen e virusit te gripit te derrave eshte shtrire edhe ne Kine. Disa persona te dyshuar si mbartes te tij po mbahen nen vezhgim, njoftoi nje perfaqesues i OBSH-se ne Kine.

Ne Japoni nuk ka dyshime per asnje rast deri tani, por eshte ngritur nje task force dhe eshte pezulluar dhenia e vizave per shtetasit meksikane. Pas konfirmimit te rastit te pare ne Izrael, eshte konfirmuar rasti i dyte ne Spanje dhe tre te tjera ne Zelanden e Re.

Franca ka keshilluar qytetaret e saj te shmangin udhetimet ne Meksike, ndersa India ka shtuar kontrollet dhe masat ne aeroporte.

Top Channel