Ervin Skela, ne 11-shen me te mire

28/04/2009 08:55

Pas shume kohesh, me ne fund Ervin Skela eshte rikthyer ne formacionin me te mire te javes ne Bundeliga. Gjithçka eshte arritur pas nje paraqitjeje te shkelqyer te fantazistit te Kombetares kuqezi ne ndeshjen qe skuadra e tij, Energie Kotbuz, fitoi 2-0 te shtunen perballe kryesuesit te kampionatin gjerman, Volfsburgut.

Ne takimin e luajtur ne shtepi, Kotbuz mori nje tri pikesh me shume vlera per ne lidhje me mbijetesen ne Bundeslige, por po ashtu e ndezi luften per titullin kampion, pasi nuk u dha shanse “Ujqerve” te shkeputeshin nga ndjekesit me te afert. Skela ishte protagonist i kesaj sfide.

Ai kishte kercenuar porten e kundershtare ne tri raste te mira per gol, por ishte ndalur nga portieri Bengali. Asisti per golin e pare, te shenuar nga Rangelov, mban firmen e tij.

Per te ardhur me pas edhe te goli i shkelqyer ne minuten e 86, ku pas nje pasimi te marre nga shoku i skuadres, Sorensen, arriti te zbulohet mire nga mbrojtesi Barzali dhe te shenjestroje cepin e portes, ku portieri kundershtar nuk mundej te arrinte.

Ne perfundim te javes se 29 te Bundesliges, specialistet gjermane te futbollit e kane perzgjedhur ate ne 11-shen me te mire te javes, duke e komentuar keshtu paraqitjen e tij: “Shqiptari ishte lojtari me i mire ne fushen ku Kotbuzi luajti ndeshjen e jetes, duke mundur kryesuesin e tabeles Volfsburgun ne stadiumin ‘Freundschaft’. Ai shenoi golin deciziv te fitores ne minutat e fundit te ndeshjes, por edhe paraqitja e tij deri ne ate moment ishte shume mbreselenese”, shkruante dje “Goal.com”. Fantazisti e ka fituar vendin ne formacionin me te mire te javes se 29 (te vendosur ne modulin 3-4-3), duke u pozicionuar ne mesfushe perkrah yllit brazilian te Verderit, Diego, por edhe Sahin (Borusia Dortmund) e Andreasen (Hanover).

11-shja me e mire dominohej nga Kotbuz, i cili, perveç Skeles, perfaqesohej edhe nga portieri Tremel dhe sulmuesi Rangelov. Goli i shenuar ne porten e Volfsburgut eshte i dyti per shqiptarin ne kete sezon, ku ka qene edhe autor i 5 asisteve ne 26 ndeshje te luajtura ne kete sezon (1 here si zevendesues dhe 9 here i zevendesuar). Kontrata e Skeles, vlera e te cilit eshte 1 milion e 600 mije euro (sipas Transfermarkt), skadon me 30 qershor te ketij viti, por nese Kotbuz qendron ne Bundeslige, mund te kemi nje rinovim te saj.

 

Top Channel