Tottenham ndjek francezin Cisse

27/04/2009 18:20

Pas riblerjes se irlandezit Robbie Keane ne merkaton e dimrit, Tottenham do afroje nje tjeter qendersulmues ne dritaren e veres.

Trajneri Harry Redknapp mendon se reparti i avancuar i “Gjelave” ka nevoje per nje tjeter perforcim dhe objektivi kryesor eshte Djibril Cisse, aktualisht ne radhet e Sunderland. Tekniku e kerkoi lojtarin qe ne merkarton e dimrit por kjo nuk ishte e mundur, pasi lojtari e nisi sezonin me Marsejen dhe aktivizimin ne tre skuadra gjate nje sezoni, Premier League nuk e lejon.

Vlera e kartonit te sulmuesit francez eshte 8 milione sterlina. Nderkohe, me mberritjen e Cisse, Darren Bent duhet te beje gati valixhet pasi Sunderland ka bere nje oferte konkrete per te.

Top Channel