Solis: Ne maj vendosim per koalicionin

27/04/2009 21:55

Sekretari i pergjithshem i PBDNJ, Leonard Solis ka deklaruar se partia e tij do te vendose muajin e ardhshem se me cilin koalicion do te hyje ne zgjedhjet e 28 qershorit.

“Ne do shprehemi me vone. Do te shprehemi ne daten 9 maj kur do te zhvillojme kongresin e partise. Partia jone nuk ka lidhur asnjehere lidhje martesore. Ka mundesi te dalim te pavarur, por jemi ende ne diskutim”, ka deklaruar Solis.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, perfaqesuesi i PBDNJ ka vleresuar disa nga nismat dhe reformat e qeverise Berisha, ndonese sipas tij per gjera te caktuara nuk eshte bere sa duhet.

“Disa gjera jane ne rrugen e duhur, por nuk eshte bere sa duhet. Por ka edhe disa ndryshime qe jane te jashtezakonshme”, ka pohuar Solis.

Me tej, duke komentuar vendimin e gjykates se Vlores ndaj kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano, Solis e ka cilesuar ate si “nje vendim nacionalist”, te painfluencuar nga kryeministri Berisha.

“Gjyqtari ka marre persiper nje lloj gjykimi nacionalist. Ai duhet te shikoje ligjin, nenin dhe te zbatoje kodin perkates. Eshte vepruar ne menyre te gabuar, por nuk me duket se eshte nje veprim i Berishes”, ka shtuar Solis.

Top Channel