
Kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi ka folur ne emisionin “Shqip”, duke pranuar se partia e tij do jete pjese e koalicionit “Poli i Lirise”, ku sipas tij, bejne pjese 4 fraksione politike, por numri i tyre mund te shkoje ne 5 ose 6.
“Praktikisht jemi i njejti profil qe kemi qene edhe 4 vjet me pare. Me PD-ne nuk kemi asnje lloj marredhenie. Ne afrohemi si nje alternative brenda qendres se djathte dhe ky eshte nje grup alternativ. Afrohemi si alternative dhe hyjne ne gare me diferenca programore per te bashkuar e ndare votat me ata qe jane brenda ketij koalicioni. Ketu i kemi bashkangjitur partive edhe shoqata si ato te ambientit e te pronave, ne menyre qe edhe ata te kene njerezit e vet ne politike, sepse ky ligj elektoral e lejon nje gje te tille”, shprehet Shehi.
Ne vijim te bisedes, ai ka theksuar se ne Shqiperi do shkohet drejt profilit, 2 te majta dhe 2 te djathta. “Kete e quaj pozitive sepse ky ligj do stabilizoje blloqe te medha dhe qytetari do vendose mes 4 grupimeve te medha te koalicioneve. Poli i Lirise ka nje profil ndryshe”, shton ai.
Kreu i LZHK-se deklaroi gjithashtu se koalicioni qe perfaqeson nuk do kerkoje vota duke u bazuar ne pikat e dobeta te qeverise sic jane “Gerdeci” apo ceshtja “Fazllic”, duke pohuar se “Poli i Lirise” do kerkoje forcimin e politikes per hedhur themelet e nje shteti serioz. “Nuk presim vota se ka ndodhur Gerdeci apo Fazllici. Disa nga pikat kryesore nuk jane realizuar si psh, ideja e shtetformimit. Raportet mes institucioneve jane konfliktuale. Struktura e cila duhej te qendronte pas 18 vjetesh, nuk funksionon”, shton Shehi, duke nenvizuar gjithashtu se LZHK-se nuk iu dha shansi qe kete lloj tematike ta beje aksin e politikes per 8 vite.
Top Channel